Sekuestrohen dy armë zjarri dhe një thikë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekusestruar dy armë zjarri dhe një thik në lagjen Sofalia dhe një rast në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë/
Lidhur me këtë dy persona janë shoqëruar në polici dhe pastaj janë liruar në procedurë të rregullt.
Raporti i plotë:
Sekuestrohen dy armë zjarri dhe një thikë në rajonin e Prishtinës
Sekuestrohen dy armë zjarri dhe një thikë në rajonin e Prishtinës
Nga zyrtarët policor janë shoqëruar në stacione policore, dy persona të dyshuar dhe ka sekuestruar dy armë zjarri dhe një thikë.
Sekuestrimi i armëve është kryer në dy raste dhe lokacione të ndryshme.
Në rastin e parë në lagjen Sofalia, në Prishtinë, pas raportimit për të shtëna me armë, menjëherë kanë reaguar njësi të stacionit Qendra, të cilët kanë shoqëruar një person dhe sekuestruar, një armë zjarri.
I dyshuari, mashkull, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndaj tij është iniciuar rast për armëmbajtje pa leje, dhe përdorim të armës.
Ndërsa rasti i dytë i sekuestrimit të një arme zjarri dhe një thike, është realizuar nga njësite të stacionot Veriu, në rrugën "Ilir Konushevci" në Prishtinë, ku për veprën sulm dhe armëmbajtje pa leje është shoqëruar i dyshuari :
F.C, mashkull, 25 vjeç, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
