Sekretariati i CEFTA-së nga Berlini: I kemi katër vendime, duhet vetëm miratimi
CEFTA ka lëshuar një deklaratë për media, duke treguar se drejtori i Sekretariatit të CEFTA-s, Emir Djikic, ka prezantuar katër marrëveshje tashmë janë në pritje të miratimit në kuadër të procesit të Berlinit.
Sipas njoftimit për media, lehtësimi i tregtisë elektronike, që është një nga vendimet e cekura në këtë komunikatë, do të mbështesë kompanitë e vogla dhe të mesme të shesin online.
““CEFTA e ka bërë prioritet absolut zbatimin e CRM-së. Deri më sot kemi përfunduar punën për katër vendime të reja të Komitetit të Përbashkët në pritje të miratimit”, tha z. Djikic duke numëruar një sërë marrëveshjesh për të cilat janë rënë dakord plotësisht, por në të njëjtën kohë mungon hapi më i rëndësishëm - miratimi nga Komiteti i Përbashkët”, thuhet në këtë komunikatë.
Në këtë komunikatë, Sekretariati i CEFTA-s ka prezantuar edhe vendimet që pritet të miratohen.
“• Vendim për lehtësimin e tregtisë elektronike që do të mbështesë kompanitë tona të vogla dhe të mesme që shesin online, duke thjeshtuar ligjet dhe rregulloret për shitjen në të gjithë tregun e CEFTA-s.
• Vendimi për shërbimet e dorëzimit të pakove ndërpartiake dhe Vendimi për parandalimin e gjeo-bllokimit të pajustifikuar), që do të siguronte të njëjtin nivel të mbrojtjes së konsumatorit, transparencës së çmimeve dhe heqjes së praktikave të pajustifikuara gjeo-bllokuese për miliona njerëz që blejnë online.
• Vendim për njohjen e Programeve AEOS, që do t'u mundësonte kompanive të besueshme të CEFTA-s të eksportojnë sipas procedurave të thjeshtuara doganore.”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.