Sekretari i NATO-s sot në Sarajevë, nesër vjen në Kosovë
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte do të zhvillojë sot një vizitë pune në Bosnje dhe Hercegovinë.
Rutte do të takohet me zyrtarë të lartë nga Bosnja dhe Hercegovina, duke përfshirë Kryetaren dhe anëtarët e Presidencës së BeH, Kryetaren e Këshillit të Ministrave të BeH, Ministrin e Punëve të Jashtme, Ministrin e Mbrojtjes dhe Ministrin në detyrë të Sigurisë.
Nesër, Rutte do të qëndrojë në Kosovë ku do të ketë takime me kryeministrin Kurti e presidenten Osmani.