Sejdiu uron Pavarësinë, thërret për urti shtetërore në arenën ndërkombëtare
Ish-Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka uruar vendin në shtatëmbëdhjetë vjetorin e pavarësimit teksa ka bërë thirrje edhe për kujdes në arenën ndërkombëtare.
“Kosova është një përmbushje e ambicieve, e dashurisë apo vullnetit për të mbërrite për t’u demonstruar si shtet i lirë”, ka thënë ai në RTK.
“Në dialog të reflektojë interesi i cili kapërcen kufijtë partiak. Nëse një elitë politike kornizohet me kufijtë partiak, është e rrezikshme nëse lihet pjesa tjetër anash, jo për vota por për çështje zhvillimi”, ka thënë.