Sejdiu: Për shtetësinë e Kosovës ka siguruar ShBA dhe shtetet e QUINT-it - NACIONALE

Sejdiu: Për shtetësinë e Kosovës ka siguruar ShBA dhe shtetet e QUINT-it

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në 16 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, ish-presidenti Fatmir Sejdiu ka rikujtuar rrethanat e shpalljes së mëvetësisë së shtetit.

Sejdiu në një intervistë për RTK, ka deklaruar se në asokohe ishte ndjerë edhe i shqetësuar, dhe, madje e kishin përshkuar me herë edhe dilemat.

Kam marrë postin në një kohë të ndjeshme, duke zëvendësuar presidentin Rugova. Kam ndier veten një shqetësim dhe, ndonjëherë, ndonjë dilemë për shpalljen e pavarësisë, për format e zgjidhje së çështjes.” - deklaroi ish-presidenti Sejdiu, teksa ka përmendur Tirolin dhe Hong Kongun.

Ndër te tjera Sejdiu ka shtuar se për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së Kosovës ka pasur siguri të plotë nga SHBA dhe shtete e QUINT-it.

Më tej, ish-presidenti Sejdiu përkujtoi edhe kontekstet e tij me ish-presidentin finlandez, negociatori kryesor për çështjen e Kosovës, Martti Ahtisaarin, teksa kujtoi rezolutën e OKB-së 1244, por edhe pengesat nga ana e Rusisë e Kinës.

Pavarësia e Kosovës është shpallur në koordinimi të plotë me aleatët ndërkombëtarë.” - deklaroi ish-presidenti Sejdiu.

Lajme të ngjashme