Seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit
Kuvendi i Kosovës tani po vazhdon me një seancë të jashtëzakonshme, ku në rend janë votimi i dy marrëveshjeve ndërkombëtare.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca, njoftoi se do të votohen marrëveshja ushtarake me Turqinë dhe një marrëveshje për trajtimin e ujërave të zeza.