Seanca të mërkurën, Cakolli: Me gjasë deputetët janë ende në pushime
Eugen Cakolli i KDI-së ka kritikuar faktin që seanca e Kuvendit nuk u thirr menjëherë pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.
“Mos keni dilema! Nuk ekziston asnjë arsye ligjore, procedurale apo përgatitore pse vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit nuk u thirr menjëherë pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Thjesht, një pjesë e deputetëve, me gjasë, janë ende në pushime”.
Cakolli ka kritikuar ata duke thënë se humbja e dy ditëve të para tregon se rehatia e tyre politike është më e rëndësishme se themelimi i institucioneve të reja.
“Çdo ditë që kalon kot është ditë më pak për zgjidhjen e bllokadës. Dhe kur problemi është mungesa e vullnetit politik, humbja e dy ditëve të para tregon qartë se rehatia politike mbetet më prioritare sesa funksionaliteti institucional”.