Seanca ndaj Thaçit dhe të tjerëve – kërkohet pushim për të kontrolluar internetin - NACIONALE

Seanca ndaj Thaçit dhe të tjerëve – kërkohet pushim për të kontrolluar internetin

4 javë më parë

nga NACIONALE

Sot po mbahet Konferenca mbi ecurinë e çështjes gjyqësore e cila parashihet me rregullën 96 të Rregullores së Procedurës dhe Provave të Dhomave të Specializuara të Kosovës, ndaj ish presidentit Thaçi dhe të tjerëve.

Gjyqtari ka ndërprerë për disa minuta seancën për shkak të problemeve me internetin, dhe momentalisht po tentohet sanimi i problemit, në mënyrë që Thaçi, Veseli, Krasniqi të mund të shohin dhe dëgjojnë seancën.

Gjithashtu gjyqtari disa herë, ka kërkuar të lajmërohet nëse është gjithqka në rregull me transmetimin.

Kujtojmë se sa i përket internetit, të gjitha ëeb-faqet e institucioneve të Kosovës, po përballen me probleme.

Lajme të ngjashme