Seanca e nesërme para seancës për Konjufcën, Krasniqi: E paligjshme dhe kundër rendit kushtetues - NACIONALE

Seanca e nesërme para seancës për Konjufcën, Krasniqi: E paligjshme dhe kundër rendit kushtetues

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Të paligjshme dhe kundër rendit kushtetues, e ka vlerësuar Albert Krasniqi nga “Demokracia Plus”, thirrjen e një seance të jashtëzakonshme për votim edhe të Buxhetit 2026 nga Kuvendi i Dimal Bashës, dhe kjo para seancës për votim të zgjedhjes së qeverisë, siç është rendi i gjërav.e

“Kjo seancë nuk është zgjidhje por është një manovër politike e pushtetit, të cilës i është bashkuar së fundi edhe Presidentja Osmani, për të zhvendosur fajin te të tjerët për pasojat e rënda financiare me të cilat do të pëballet vendi”, tha Krasniqi.

Postimi i plotë:

Seanca e jashtëzakonshme e thirrur për nesër, vetëm pak orë para seancës për zgjedhjen e Qeverisë, është një seancë e paligjshme dhe në kundërshtim me rendin kushtetues të vendit.

Nëse çështjet e renditura në rend dite do të merreshin me seriozitetin që pretendohet sot, vendi nuk do të mbahej i bllokuar për dhjetë muaj me radhë, dhe as do të kalonim nëpër farsën e “përpjekjeve” të rreme për të gjetur marrëveshje me partitë e tjera për formimin e Qeverisë.

Kjo seancë nuk është zgjidhje por është një manovër politike e pushtetit, të cilës i është bashkuar së fundi edhe Presidentja Osmani, për të zhvendosur fajin te të tjerët për pasojat e rënda financiare me të cilat do të pëballet vendi.

Thirrjet për shkelje të qëllimshme të ligjshmërisë nuk janë as rrugëdalje, as zgjidhje. Ato janë hapje e dyerve për të dalë krejtësisht nga binarët institucionalë dhe për të dëmtuar themelet e shtetit ligjor.

Në vend të lojërave politike dhe përpjekjeve për të shpikur rrugë të jashtëligjshme, palët duhet të ulen dhe të dakordohen për krijimin e një qeverie teknike - një ekzekutiv me profil të ulët politik, me mandat të kufizuar në fushëveprim dhe kohëzgjatje, i cili ka vetëm një qëllim: ta nxjerrë vendin nga bllokada dhe të përgatisë zgjedhjet e ardhshme.

Vetëm kthimi në legalitet dhe përgjegjësi institucionale mund ta nxjerrë vendin nga ngërçi. Gjithçka tjetër është thellim i krizës.

Lajme të ngjashme