Seanca e fundit e Kuvendit për 2023, Tahiri: Dështim, katrahurë, kapje, izolim, dobësim dhe varfëri - NACIONALE

Seanca e fundit e Kuvendit për 2023, Tahiri: Dështim, katrahurë, kapje, izolim, dobësim dhe varfëri

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka reaguar pasi që sot Kuvendi i Kosovës ka mbyllur punimet për këtë vit.

Tahiri ka thënë se ky vit u përmbyll me dështim në ekonomi, katrahura në diplomaci, kapje e shtetit nga partia, izolim, dobësim, e varfëri.

Kuvendi i Kosovës përmbylli punimet për këtë vit. Diagnoza e vitit 2023 është: deshtim në ekonomi, katrahurë në diplomaci, kapje e shtetit nga partia, izolim në procese evropiane, dobësim të shtetit e sovranitetit dhe varfëri gjithandej.” – thuhet në reagimin e tij.

Deputeti i AAK-së, ka thënë se 51 përqindëshi ka punuar ad-hoc, duke dështuar pa kuorum, i duartrokiti liderit suprem, kaloi ligje kundërkushtetuese.

Shumica parlamentare dha gjithçka që temat madhore dhe të cilat kërkojnë lidership të mos ecin asnjë hap. Komfort zona e 51 përqindëshit punoi ad-hoc, dështoi pa kuorum, i duartrokiti liderit suprem, kaloi ligje kundërkushtetuese pa debat e transparencë, ushtroi presion mbi opozitë dhe kujtoi që do ta qes jashtë loje Gjykatën Kushtetuese, për t'i grahur drejt autokracisë. Dështimet gjithnjë u mundua t’i kalojë në heshtje.” – ka përfunduar Tahiri.

Lajme të ngjashme