Së paku tetë të vdekur nga vërshimet në Kentucky të ShBA-së
Të paktën tetë persona kanë vdekur pas vërshimeve që përfshinë një territor të madh në lindje të shtetit amerikan, Kentucky. Zyrtarët kanë frikë se shifra e viktimave do të bëhet dyshifrore.
Qindra shtëpi janë vërshuar nga uji, tha guvernatori i këtij shteti, Andy Beshear, i cili tashmë e ka shpallur gjendjen emergjente në tërë territorin e Kentucky-t.
Shërbimi Kombëtar i Motit tha se ka mundësi për vërshime të reja të premten në rajonin Appalachian, përfshirë Virgjinian Perëndimore.