Së paku 32 të vdekur në Tajlandë, pasi vinçi ra mbi një tren në lëvizje - NACIONALE

Së paku 32 të vdekur në Tajlandë, pasi vinçi ra mbi një tren në lëvizje

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Të paktën 32 njerëz kanë vdekur dhe 66 të tjerë janë lënduar, pasi një vinç i ndërtimtarisë ra mbi një tren në lëvizje në pjesën verilindore të Tajlandës.

Vinçi e nxori trenin nga binarët dhe shtypi disa prej vagonëve, njëri prej të cilëve u kaplua nga flaka. Në mesin e të lënduarve janë shtatë persona në gjendje kritike, sipas autoriteteve, raporton televizioni BBC.

Zyrtarët thonë se rreth 170 pasagjerë ndodheshin në tren, kur ndodhi aksidenti rreth orës 9 të mëngjesit sipas kohës lokale.

Hekurudhat Shtetërore kanë nisur një hetim për rastin dhe kanë njoftuar se do të ndërmarrin masa ligjore kundër kompanisë së ndërtimit që ishte përgjegjëse për vinçin.

Kompania “Italian-Thai Development Public Company Limited” shprehu keqardhje dhe tha se do t’u ofroj dëmshpërblim e masa të tjera lehtësuese familjeve të atyre që kanë vdekur dhe të atyre që kanë pësuar lëndime.

Treni ishte duke udhëtuar nga Bangkoku për në provincën verilindore, Ubon Rtchathani, dhe në të ndodheshin kryesisht student e punëtorë që po udhëtonin për në shkolla e vende pune në distrikte të tjera.

Një i mbijetuar, që është anëtar i stafit të trenit, u tha mediave lokale se ai dhe pasagjerë të tjerë u hodhën në ajër, kur vinçi ra mbi tren.

Lajme të ngjashme