Së paku 23 të vdekur nga përplasja e autobusit me një kamion në Brazil - NACIONALE

Së paku 23 të vdekur nga përplasja e autobusit me një kamion në Brazil

21 orë më parë

nga NACIONALE

Të paktën 23 njerëz vdiqën nga përplasja ballore mes një autobusi dhe një kamioni në autostradën BR-373 në shtetin jugor brazilian, Parana, në orët e hershme të së mërkurës, tha Policia Federale e Autostradave.

Pesë të tjerë u lënduan, kur automjetet u përplasën rreth orës 3 të mëngjesit, tha policia, duke shtuar se shumica e viktimave ndodheshin në autobus, por jetën e humbi edhe vozitësi i kamionit, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Në deklaratë më tej thuhet se, sipas dëshmive të para, kamioni me gjasë kishte kaluar në shiritin e kundërt.

Autobusi i përfshirë në aksident i përkiste departamentit shëndetësor komunal në Imbituva dhe po shkonte drejt spitaleve në rajonin e kryeqytetit të Paranas, Curitiba, rreth 180 kilometra larg, bëri të ditur policia braziliane.

Imbituva, qytet me rreth 30 mijë banorë, shpalli dy ditë zie pas aksidentit.

Autostrada mbeti e mbyllur dhe nuk pati ndonjë vlerësim se kur do të rihapej, tha në një postim në rrjetin X operatori i rrugëve, “Via Araucaria”.

Lajme të ngjashme