“S’e kam parë hulumtimin”: Çudit Muja, e përmend edhe Grenellin për rastin e Berishajt - NACIONALE

“S’e kam parë hulumtimin”: Çudit Muja, e përmend edhe Grenellin për rastin e Berishajt

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka thënë se nuk e ka parë hulumtimin e televizionit shtetëror slloven ku përmendej edhe ambasadori në Kroaci, Martin Berishaj.

Pyetur nga gazetari i Nacionales, Vullnet Krasniqi, në lidhje me këtë çështje, Muja vendosi të flasë për diskutimin e djeshëm në Kuvendin e Kosovës.

“Jo (s’e kam parë), por dje kemi diskutu raportin e Kuvendit të Kosovës. Kur është paraqit si çështje, kemi thënë ta trajtojmë. E kemi bërë komisionin hetimor, dul raporti, nuk pat asgjë. Opozita e ka bërë raportin.” – tha ai.

Tutje, Muja po pretendon se këtu nuk ka asgjë dhe nuk “do të gjendet asgjë”, derisa përmendi një grup “dostash”, duke përfshirë këtu edhe ish-emisarin amerikan, Richard Grenell.

“Unë në fillim kam thënë që këtu nuk keni me gjetë asgjë, e ke një grup të dostave Vuçiq-Orban-Jansha, dhe më herët e kanë pasë një dost tjetër Grenellin. Këtu është a po e drejton e djathta konservative Ballkanin apo socialdemokracia ku ka më tepër hapësirë. Nuk është çështja tek Martini, por duhet t’i japim hapësirë testimit të pjesës së dytë, që potencialisht, mediat serbe këtë e përdorin kundër Kosovës.” – tha ai.

Lajme të ngjashme