S’dihet nëse do të ketë takim trepalësh nesër në Bruksel, BE e le 'në vullnetin e palëve' - NACIONALE

S’dihet nëse do të ketë takim trepalësh nesër në Bruksel, BE e le 'në vullnetin e palëve'

1 vit më parë

nga NACIONALE

Takim në nivel kryenegociatorësh zhvillohet nesër në Bruksel në kuadër të dialogut për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, por Bashkimi Evropian ende nuk e di nëse do të ketë takim trepalësh.

Mund të them vetëm se agjenda është siç ka qenë edhe në të kaluarën. Palët duhet të fillojnë urgjentisht me zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe duhet që të dyja palët të jenë në gjendje të bien dakord më në fund për një progres në Dialog”, ka thënë Peter Stano, zëdhënësi i BE-së .

Ne përpiqemi të mbajmë gjithmonë koreografinë e zakonshme, por siç e dini shumë mirë, nëse do të ketë një takim trepalësh, kjo varet shumë nga vullneti i të dyja palëve për t’u takuar në një format të tillë trepalësh”, ka thënë Stano.

Lajme të ngjashme