Scholz: Shqipëria do të jetë shumë shpejt anëtare e BE-së - NACIONALE

Scholz: Shqipëria do të jetë shumë shpejt anëtare e BE-së

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka thënë se Shqipëria së shpejti do të jetë anëtare e Bashkimit Evropian.

Në një përpjekje të Bashkimit Evropian për të ndaluar imigracionin e paligjshëm, kancelari gjerman Olaf Scholz la të kuptohet të shtunën gjatë një konference në Malaga të Spanjës, se ishte i gatshëm të shqyrtonte marrëveshjen e Italisë për ndalimin e emigrantëve në Shqipëri.

“Mos harroni se Shqipëria do të jetë shumë shpejt, sipas mendimit tonë, anëtare e BE-së, duke lënë të kuptohet se po flasim për çështjen se si mund t’i zgjidhim së bashku sfidat dhe problemet brenda familje së BE-së. Marrëveshje të tilla, që janë parë atje, janë të mundshme dhe ne të gjithë do ta shikojmë këtë nga afër,” tha ai gjatë kongresit të socialistëve të BE-së në Malaga.

Kancelari gjerman ka thënë më tej se e rëndësishme është që “të korrigjohen gjërat që nuk kanë qenë të drejta në të kaluarën (dhe) të krijohet një mekanizëm solidariteti në mënyrë që jo çdo vend i vetëm të përpiqet të përballojë sfidat i vetëm.”

Lajme të ngjashme