Scholz: Mbretëresha Elizabetë, mishërim i trashëgimisë më të mirë të përbashkët të Evropës - NACIONALE

Scholz: Mbretëresha Elizabetë, mishërim i trashëgimisë më të mirë të përbashkët të Evropës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, tha të premten se vendi i tij i bashkohet Britanisë në vajtimin e vdekjes së mbretëreshës Elizabetë, ndjenja e detyrës e të cilës ishte “legjendare” dhe e cila e kishte ndihmuar pajtimin gjermano-britanik pas Luftës së Dytë Botërore.

“Mbretëresha e mishëronte më të mirën e trashëgimisë, demokracisë dhe sundimit të ligjit në Evropë”, tha kancelari gjerman në një deklaratë të transmetuar në televizion.

“Ia kam përcjellë ngushëllimet tona kryeministres britanike, Liz Truss. Edhe Gjermania mban zi për mbretëreshën britanike Elizabetë. I dëshirojmë pasardhësit të saj, Charles III, fuqi, shkathtësi dhe fatin e nevojshëm për postin e tij të ri”, shtoi ai.

Lajme të ngjashme