SBAShK-u ultimatum Qeverisë: Keni afat një javë për dialog, ndryshe më 24 gusht nisim grevën
Qeveria ka kohë që të reflektoj deri më 24 gusht, në të kundërtën SBASHK do të futet në grevë. Kështu të paktën po parajamëron nënkryetarja e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Vjollca Shala.
Ajo ka thënë se procesi i fillimit mësimor varet nga Qeveria e Kosovës. Sipas SBASHK në rast se Qeveria nuk i realizon kërkesat e tyre, atëherë 1 shtatori mësimdhënësit do t’i gjejë në grevë të përgjithshme.
“Ne mendojmë që me 1 shtator të fillojë viti shkollor, mirëpo se a do të fillojë varet nga Qeveria. Se dëshira jonë është që viti shkollor të fillojë me 1 shtator dhe të gjithë nxënësit t’i gëzohen ditës të parë të mësimit”.
“Mirëpo Qeveria është ajo që nuk është duke i realizuar kërkesat tashmë të njohura për gjithë opinionin për mësimdhënësit. BSPK ka mbajtur një takim të kryesisë ekzekutive dhe në takim është përcaktuar që deri më datën 17 gusht nëse Qeveria nuk fillon dialogun dhe nuk fillon me realizimin e kërkesave të BSPK e në të njëjtën kohë edhe të SBASHK atëherë me 17 i mbetet kryetarit të BSPK që ta përcaktojë datën e fillimit të grevës së përgjithshme”.