SBAShK-u thërret konferencë të jashtëzakonshme për sot - NACIONALE

SBAShK-u thërret konferencë të jashtëzakonshme për sot

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës [SBASHK], ka thirrë konferencë të jashtëzakonshme për media sot në ora 10:00.

Nuk është bërë e ditur se çka do të kumtohet por mund të jetë si përgjigje ndaj ministrit të Financave Hekruan Murati.

Murati të hënën në konferencë për media bëri të ditur se grevistëve do t’ju ndalen 90 euro nga paga për 5 ditë grevë.

Ai shtoi se punëdhënësit nuk e kanë obligim që t’i paguajnë punëtorët që janë në grevë dhe sipas tij, pagesen duhet ta bëjën sindiaktata.

SBAShK-u ditë më parë ka paralajmëruar grevë më 1 shtator.

Lajme të ngjashme