SBAShK-u për subvencionimin e librave: MASHT nuk morri parasyshë kërkesat e asnjërës palë
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, ka reaguar pas njoftimit se furnizimi i librave nëpër shkolla do të bëhet në mënyren e njejët edhe këtë vitë.
SBAShK-u ka thënë se kryetari i sindikatës Rrahman Jashari në mbledhjen e tij më zëvendësministrin e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit, Taulant Kelmendi, ka perseritur që kanë kërkuar të mos bëhet në mënyrë të njejtë subvencionimi për librat.
“SBASHK-u, këtë kundërshtim e ka përsëritur edhe në takimin e kryetarit Jasharaj me zëvendësministrin Taulant Kelmendi duke e lutur që mos të veprohet njëjtë me tekstet shkollore, por që ato të dërgohen me kohë në shkolla nga botuesit”, shkruan SBAShK-u.
SBAShK në një komunikatë për media thotë se MASHTI nuk ka dëgjuar kritikat e asnjë pale, dhe se do të vazhdojnë të kërkojnë dialog deri në zgjidhjen e kërkesave të tyre.
“U pa se MASHTI nuk ka dëgjuar kritikat e arsyeshme e as këshillat tona, të Këshillit të prindërve e as të palëve tjera dhe do ta përsërisë gabimin. Konsiderojmë se Këshilli i prindërve duhet ta thotë fjalën e vet lidhur me këtë veprim të gabuar e të përsëritur të MASHTI-t sepse ata janë zëri i prindërve të Kosovës, ndërsa ne do të vazhdojmë të jemi zë i anëtarësisë sonë në kërkim të dialogut dhe realizimit të kërkesave” - thuhet në njoftim.