SBAShK-u: Mosekzekutimi i plotë i pagave për disa mësimdhënës, diskriminues - NACIONALE

SBAShK-u: Mosekzekutimi i plotë i pagave për disa mësimdhënës, diskriminues

3 vjet më parë

nga NACIONALE

SBAShK-u ka dënuar veprimin e Qeverisë për të ua ndalur nga 100 euro nga paga mësimdhënësve të qendrave të kompetencave dhe mësimdhënësve të shkollave speciale.

Ymer Ymeri nga kjo sindikatë ka thënë për gazetën Nacionale se ndalja e pagave ka ndodhur për mësimdhënësit dhe punëtorët teknikë të institucioneve shkollore që menaxhohet nga agjencitë e pavarura dhe MAShTI.

Qendrave të kompetencave dhe shkollave speciale u është ndalur një pjesë e pagës. Pra mësimdhënësve të shkollave që menaxhohen qoftë nga agjencioni, qoftë nga Ministria e Arsimit, ua kanë ndalë nga 100 euro, kurse punëtorëve teknikë nga 40 euro”, ka thënë Imeri.

Sipas tij, ky veprim është diskriminues.

Një veprim i tillë është një shkelje, sepse të gjithë grevistët në të gjithë Kosovën, përfshirë edhe ata që financohen nga komunat, e kanë marrë pagën e plotë, ndërsa atyre ua kanë hequr nga 100 euro dhe punëtorëve teknikë nga 40 euro. Është shkelje e të drejtave të punës, por njëkohësisht është edhe diskriminim në krahasim me grevistët e tjerë”, ka thënë ai.

Ymeri ka thënë se janë duke marrë informata nga tereni për të ndërmarrë veprime konkrete.

Dje, në takime me kryetarët, kemi kërkuar të mbledhin informacione të sakta gjatë vikendit që të shohim se sa është numri i atyre dhe do të shikojmë pastaj. Ne të hënën do t`i dërgojmë shkresë zyrtare agjencionit që i menaxhon qendrat e kompetencës, por edhe ministrisë që i menaxhon shkollat speciale, dhe do kërkojmë sqarime pse ka ndodhur kjo. Pasi ta mësojmë arsyen, ne do të shikojmë t`i marrin veprimet karshi kësaj qe ka ndodhur”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme