Jasharaj: Greva vazhdon edhe pas të hënës, nëse nuk takohemi për të gjetur zgjidhje - NACIONALE

Jasharaj: Greva vazhdon edhe pas të hënës, nëse nuk takohemi për të gjetur zgjidhje

1 vit më parë

nga NACIONALE

Greva në arsim do të vazhdojë, nëse nuk ka takime të reja me qeverinë.

Kështu ka thënë kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj.

“Duke u bazuar nga takimi online që e kishim mbrëmë, sepse mbajmë takime çdo ditë me kryetarët e niveleve komunale të Sindikatës tonë por edhe të Universiteteve, nga raportet që dhanë ata në komunikim me antarsinë nëpër komuna dhe Universitete qëndrimi i tyre mbetet i njëjtë. Ata kërkojnë nga Qeveria që të ofrojë zgjidhje të pranueshme për kërkesat tona në të kundërtën ata u deklaruan se grevistët mbeten në qëndrimin e tyre, se nëse nuk ka lëvizje gjatë këtij vikendi greva do të vazhdojë”, ka thënë Jasharaj për gazetën Blic.

“Për momentin nuk ka asnje indikacion për komunikim me Qeverinë dhe Ministrinë e Arsimit. Në në takimin që e kishim me kryeministrin e lamë të hapur nga ana jonë mundësinë për takim dhe i thamë se jemi të gatshëm në çdo sekondë, çdo ditë madje edhe vikendeve që të takohemi me qëllim që të gjejmë zgjidhje për kërkesat tona që kjo situatë të tejkalohet. Nga ana e tyre nuk kemi as një ftesë ne jemi në pritje, por situata është e tillë, ne edhe mbrëme kemi mbajt një takim si çdo ditë me kryetarët e niveleve komunal sindikal dhe të universiteteve. E kemi debatuar situatën, ne urojmë që njerëz të vullnetit të mirë të ndikojnë që ne të kemi takime, të kemi dialog e jo monolog dhe që bashkarisht të angazhohemi për të zgjidhur kërkesat legjitime, jo vetëm të SBASHK, por këto janë edhe kërkesa të shërbyesve civilë dhe të të gjitha federatave sindikale që bëjnë pjesë në BSPK” deklaroi ai.

Lajme të ngjashme