SBAShK-u edhe sot thërret konferencë për media
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), ka bërë të ditur që edhe sot do të mbajë konferencë për media.
Sipas njofitmit të SBASHK-ut, konferenca mbahet në ora 14:30.
“Te nderuara medie, jeni te ftuar ne nje konference per medie, sot (31.08.2022) ne ora 14:30, ne zyret e SBASHK-ut”, thuhet në komunikatë.
Ndryshe, i pari i SBASHK-ut, në konferencën e djeshme, theksoi edhe një herë, se greva nuk do të ndalet pa u përmbushur kërkesat e tyre.
