SBAShK-u do t`i dërgojë 440 mësimdhënës në deti
SBAShK-u edhe këtë vit do të dërgon një numër të caktuar të mësimdhënësve për pushime në bregdetin shqiptar.
Në njoftimin për media të SBAShK-ut është thënë se dërgimi i 440 mësimdhënëse në det do të bëhet në disa grupe.
“Ky aktivitet këtë vit ka nisur sot me grupin e parë prej 88 pushuesve, për të vazhduar më 19 qershor me grupin e dytë prej 203 pushuesve dhe për t’u përmbyllur me grupin e tretë prej 149 pjesëmarrësve në këtë aktivitet rekreativ, të cilët për në bregdetin shqiptar do në nisen më 29 qershor. Përzgjedhja e pushuesve është bërë nga shoqatat sindikale që nga çerdhet e deri të universitetet e institucionet e kulturës, duke u bazuar në kriteret e përcaktuara nga Këshilli Drejtues i SBASHK-ut”, është thënë në njoftimin e sindikatës, transmeton EO.