Sarrazni kërkon formim të shpejt të qeverisë së re: Qeveria e re të angazhohej aktivisht në dialog - NACIONALE

Sarrazni kërkon formim të shpejt të qeverisë së re: Qeveria e re të angazhohej aktivisht në dialog

1 vit më parë

nga NACIONALE

I dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka kërkuar nga Kosova formimin e shpejt të Qeverisë se re.

Ai ka bërë me dije se qeveria e re duhet të angazhohet aktivisht në procesin e dialogut me Serbinë.

Në një intervistë për DW në gjuhën serbo-kroate, ai ka thënë se të njëjtin angazhim e pret edhe nga Serbia.

Duhet të presim dhe të shohim se si do të zhvillohet situata politike në Republikën e Kosovës. Do të ishte e dëshirueshme që një qeveri të formohej sa më shpejt dhe qeveria e re të angazhohej aktivisht në dialog. Natyrisht, këtë e presim edhe nga Serbia”, ka thënë diplomati gjerman.

Ai ka vlerësuar se nuk do të përzihet në formimin e qeverisë së re.

Megjithatë, nuk na takon neve të vendosim se si do të vazhdojë procesi i formimit të qeverisë në Republikën e Kosovës. Ky është një vendim i marrë nga Kosova”, është shprehur Sarrazin.

Lajme të ngjashme