Sarrazin i ashpër me qeverinë: Kur më thonë se ka moment pozitiv për hapjen e urës, unë nuk iu besoj
Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka pasur kritika për qeverinë.
Në pyetjen për hapjen e Urës së Ibrit, ai ka thënë se kur qeveria thotë se ka moment pozitiv për këtë, nuk iu beson.
“Dëgjoni, në këtë moment, kur thuhet se ka një diskutim ndëretnik dhe ka një momentum bashkues pozitiv për hapjen e Urës, unë nuk i besoj Qeverisë së Kosovës. Sepse çdo të dytën ditë apo çdo të dytën javë kemi masa të pakoordinuara në veri dhe që japin sinjal për këtë. Dhe mendoj se është shumë e rëndësishme për nga pikëpamja ime personale që të kemi një gjendje më të mirë të komunikimit në veri të Mitrovicës”, tha Sarrazin në KTV.
Ai tha se Kosova duhet t’i dëgjojë partnerët.