Sarrazin dhe Frangesh takohen me Listën Serbe në Mitrovicën veriore
Lista Serbe, përmes një komunikate ka njoftuar se sot në Mitrovicën veriore është takuar më Emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin dhe të dërguarin e posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anzhej Frangesh.
Sipas LS, në këtë takim është biseduar për situatën aktuale politike dhe të sigurisë, e cila është krijuar ditëve të fundit.
Në ketë takim të pranishëm ishin edhe ambasadori gjerman, Joern Rohde dhe ambasadorja sllovene, Minca Benedejçiq.
Emisari gjerman dhe ai slloven, mbrëmë janë takuar edhe me kryeministrin Kurti, ministren e Jashtme, Gërvalla, komandantin e KFOR-it, shefin e misionit të EULEX-it, si dhe me shefin e zyrës së BE-së në Prishtinë.