Sanksionet e ShBA-së, Gjergjaj e quan Kurtin anti-amerikan: Kosova nga sot listohet krahas Rusisë e Iranit
Mentor Gjergjaj, kryeredaktor i mediumit “Reporteri”, ka shkruar një status në lidhje me intervistën e ambasadorit të ShBA-së, Jeff Hovenier, i cili deklaroi se Kosova është përjashtuar nga stërvitja e përbashkët me NATO-n “Defender 2023”.
Gazetari Gjergjaj e ka quajtur anti-amerikan kryeministrin Albin Kurti.
“Gjithçka e nisi si një individ anti-amerikan. Pastaj krijoi lëvizjen e tij anti-amerikane. Më vonë edhe pushtetin e tij anti-amerikan. Tash e shndërroi edhe shtetin në anti-amerikan.
Kosova nga sot edhe zyrtarisht listohet krahas Rusisë dhe Iranit, tek shtetet e sanksionuara nga SHBA-ja. Tek shtetet me pushtetet anti-amerikane.” – shkroi ai.