Sanksionet e mundshme, mbi 70% e qytetarëve shprehen të shqetësuar për të ardhmen e Kosovës
Faqja e njohur evropiane e lajmeve, “Euroactiv”, ka raportuar për mundësinë që Kosova së shpejti të ballafaqohet me sanksione nga komuniteti euro-atlantik, duke u mbështetur në shumë burime të larta e diplomatike.
Kjo faqe raporton se u informua nga një burim i lartë prej një vendi të tretë javën e kaluar se BE-ja dhe ShBA-ja ishin duke përgatitur një numër sanksionesh kundër Kosovës.
Gazeta Nacionale ka hapur një sondazh duke pyetur qytetarët se “A jeni të shqetësuar për të ardhmen e Kosovës?”.
Në këtë sondazh janë përgjigjur 1 mije e 537 qytetarët, ku nga ta 72% kanë thënë po.
Ndërsa, 26% kanë thënë jo dhe 2% janë shprehur se nuk e dinë.

