Sandulloviq: Rakiq më ka xhiruar me telefon, gjatë maltretimit - NACIONALE

Sandulloviq: Rakiq më ka xhiruar me telefon, gjatë maltretimit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Politikani opozitar serb, Nikolla Sandulloviq ka thënë se pjesë e atyre që e torturuan ishin edhe krerët e Listës Serbe, Goran Rakiq e Milan Radojiçiq, si dhe lideri i bandave në veri, Zvonko Veselinoviq.

Ai ka thënë se agjentët e BIA-s e kanë kidnapuar në orën 14 e 40 minuta para shtëpisë dhe deri në orën 21 është ballafaquar me rrahje, torturë, kërcënime me vrasje për të dhe familjen e tij dhe urrejtje të pafundme ndaj shqiptarëve, duke i quajtur “shiptari”, raporton Rtklive.

“Është si në ata filmat e tmerrshëm, kur nuk mund të besoni që ajo është duke ju ndodhur në një institucion shtetëror i cili duhet të mbrojë qytetarët dhe i cili duhet ta mbrojë Kushtetutën. I kam njohur fytyrat, të cilët janë shumë të njohur për ju, dhe se njëri nga ato figura, pra të cilët më kanë xhiruar me telefon, ka qenë edhe kryetar i Listës Serbe, Goran Rakiq, i cili po ashtu më ka sharë me nënë dhe më ka xhiruar. Që të gjithë kanë xhiruar sipas urdhrit dhe kur njëri nga ata i ka pyetur, a e xhiruat dhe a e dërguat, ata janë përgjigjur me po. Më pas atij grupi i kanë thënë që t'i fshijnë menjëherë, ndërsa personat e tjerë që kanë qenë me maska, ekziston mundësi e madhe që njërin prej tyre e kam njohur dhe mund ta them se ka qenë Milan Radoiçiq, ndërsa personi tjetër, i cili për katër orë ka qëndruar mbi mua, më është futur në fytyrë, më ka grushtuar pas koke dhe m`i ka shkelur duart me këmbë, sepse e shikonim njëri-tjetrin në sy në një largësi prej 20 deri 30 centimetra, dhe ata sy i kam mbajtur në mend dhe me siguri të madhe mund të them që ai ka qenë Zvonko Veselinoviq”, ka rrëfyer politikani serb.

Ai tutje ka thënë se grupi prej 15 personave që e kanë marrë në pyetje dhe të cilët i kanë fshehur fytyrat e tyre e të cilët e kanë sharë nënën shqiptare, kanë qenë serbë nga Kosova, pasi kanë pasur theks të serbëve nga Kosova.

“Ky grup ka qenë i përbërë nga përafërsisht 15 persona dhe i kam mbajtur në mend ata që kanë qenë në rroba civile dhe besoni që edhe personat e maskuar, por edhe ata që nuk kanë qenë të maskuar, mund t'i identifikoj 100%. Goran Rakiq nuk mbante maskë, por ishte pjesë e atij grupi prej pesë personave që xhironin, bërtisnin, shanin dhe kërcënonin me vrasjen time dhe të familjes sime dhe më pështynin përse kisha vendosur lule mbi varrin e vajzës”, ka shtuar ai.

Lajme të ngjashme