Sanchez: Spanja mbështet Serbinë kur është fjala për Kosovën
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka thënë se shteti që ai drejton e mbështet Serbinë, kur bëhet fjalë për Kosovën.
Sanchez gjatë një konference të përbashkët me Vuçiq, ka thënë se Spanja do ta mbështesë Serbinë sa i përket kësaj çështje.
“Ne mbështesim Serbinë kur është fjala për Kosovën. Spanja ishte dhe do të jetë gjithmonë me Serbinë në mbrojtje të këtij parimi”, ka thënë ai.
Sanchez këto ditë po zhvillon vizitë në Ballkanin Perëndimor. Përveç Serbisë, ai do të vizitojë edhe Bosnje e Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.