Samiti i NATO-s, paketa e re e ndihmës për Ukrainën pritet të shpallet së shpejti - NACIONALE

Samiti i NATO-s, paketa e re e ndihmës për Ukrainën pritet të shpallet së shpejti

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i SHBA Joe Biden dhe liderët e vendeve të tjera anëtare të NATO-s pritet të shpallin një paketë të re ndihme dhe të bëjnë një premtim anëtarësimi për Ukrainën në një samit në Uashington pasi Biden premtoi të mbrojë Kievin kundër pushtimit rus, raporton The Guardian.

“Ne mund dhe do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s dhe do ta bëjmë së bashku”, u tha Biden udhëheqësve të NATO-s ndërsa hapën seancën e parë të punës.

Kujtojmë se gjatë samitit të NATO-s i cili po mbahet në Uashington, D.C., liderët njoftuan se avionët e parë luftarakë F-16 janë rrugës për në Ukrainë dhe do të kryejnë fluturime këtë verë, sipas një deklarate nga qeveria holandeze dhe daneze që u lëshua nga Shtëpia e Bardhë në samitin e NATO-s.

Kryeministri i Holandës Dick Schoof dhe homologja e tij daneze, Mette Frederiksen, konfirmuan se procesi i transferimit të F-16 në Kiev ka filluar pas përgatitjeve të gjera që përfshijnë trajnimin e pilotëve dhe diskutimet politike.

Lajme të ngjashme