Sami Lushtaku njofton për vdekjen e Zejnullah Prokshit, njërit prej eprorëve të njohur të UÇK-së
Sami Lushtaku ka bërë të ditur vdekjen e Zejnullah Prokshit, komandantit të njohur të UÇK-së.
Ai ka thënë se Prokshi angazhimin e tij e ka vazhduar edhe në TMK e FSK.
Postimi:
Më pikëllim mora lajmin për vdekjen e bashkëluftëtarit, eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Brigadën 114 "Fehmi Lladrovci", Zejnullah Prokshi.
Zena ishte prej organizatorëve të shquar të luftës, strateg i rrallë dhe i disiplinuar.
Veprimtarinë në shërbim të vendit e vazhdoi edhe pasluftës në Trupat Mbrojtëse të Kosovës dhe më pas edhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Do ta kujtojmë gjithmonë për kontributin e tij në shërbim të lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit të Kosovës.
Ngushëllime familjes Prokshi, miqve dhe dashamirëve.
Pushoftë në paqe!
SL