Sami Lushtaku nga marshi kritikon Qeverinë: “Nuk po bën asgjë për ata që luftuan”
Nënkryetari i Skënderajt dhe ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushaku, ka thënë se marshi i sotëm është “një mesazh fillimisht për Qeverinë e Kosovës”.
Lushtaku ishte pjesë e marshit për drejtësi që po mbahet sot me një numër tepër të madh njerëzish pjesëmarrës.
Sipas tij, ish-ushtarët e UÇK-së që po mbahen në Hagë nuk e kanë vendin aty.
Lushtaku ka pasur kritika edhe për Qeverinë e Kosovës.
“Ky (marshi) është një mesazh fillimisht për Qeverinë e Kosovës, që nuk është duke bërë asgjë për ata që kanë luftuar për Kosovën dhe mesazh për drejtësinë ndërkombëtare." - tha ai.
Ai ka kërkuar që të mos ketë dallime kur është në pyetje lufta e UÇK-së.
