Sami Kurteshi: Qeveria dhe shoqëria duhet të përgatiten për çdo sulm nga Serbia - NACIONALE

Sami Kurteshi: Qeveria dhe shoqëria duhet të përgatiten për çdo sulm nga Serbia

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, mendon se Qeveria e Kosovës dhe qytetarët duhet të përgatiten për çdo sulm eventual nga Serbia.

Ai tha se serbët nuk e kanë problematike çështjen e targave, por prishjen e rrënjëve të zhvillimit të krimit që e kanë bërë deri tani.

“Një gjë duhet ta dimë që Qeveria e Kosovës dhe shoqëria e Kosovës duhet të përgatitet për çdo eventualitet dhe çdo sulm nga Serbia. Nuk ka të bëjë gjithçka me targat por me prerjen e rrënjëve e kalimeve për zhvillimin e krimit siç e kanë pasur deri tash”, tha Kurteshi në Klan Kosova.

Kurteshi thotë serbët nuk e kanë problem çështjen e targave por që sipas tij ata po e shohin që po humbit terren dhe kjo gjë po i ashpërson.

“Në rastin më të keq janë 15 mijë vetura dhe absolutisht nuk e kanë këtu, por diku tjetër pasi po shohin se po e humbin terren dhe kjo i ashpërson ata [serbët] edhe më shumë. Mirëpo, do të vijë dita kur edhe ata do të pajtohen.”, tha Kurteshi.

Sipas tij kjo çëshje do të marr fund dhe Kosova do të bëhet shtet ligjor dhe jo konfliktuoz dhe se Kosova sipas tij qeveriset nga njerëz që e kanë parësor interesin e vendit.

Lajme të ngjashme