Sami Kurteshi me konstatime të çuditshme: Ujku nuk është politik, e ka qafën e trashë dhe jeton vet
Anëtari i VV-së në KQZ, Sami Kurteshi, ka dhënë qëndrime interesante në mbledhje.
Ka thënë se të gjithë janë qenie politike, por jo kafshët. Mori shembull ujkun.
“Këshillat marrin vendime politike sikur KQZ, kam dëgjuar shumë herë “nuk jemi politikë”, veç kafshët nuk janë politike. Ujku nuk është politik se e ka qafën e trashë dhe jeton vet, njerëzit jetojnë bashkë, dhe kur marrin vendime bashkë është politika”, tha ai.