Salihu tregon se si përplasja mësimdhënës-Qeveri po tregon tendenca totalitare të Kurtit - NACIONALE

Salihu tregon se si përplasja mësimdhënës-Qeveri po tregon tendenca totalitare të Kurtit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Analisiti i politikës, Fitim Salihu, ka thënë se Qeveria Kurti po tregon tendenca totalitare në raport me përplasjen me mësimdhënësit dhe sindikatat.

Ai ka cituar filozofin Claude Lefort që tregon se mendësinë dhe organizimin totalitar.

Ai këtë e ka ndërlidhur me situatën aktuale në Kosovës, ku qeveria po kërcënon dhe po tenton t’i nënshtrojë sindikatat e pavarura të sektorëve të ndryshëm në Kosovë.

Kujtojmë se kryeministri Kurti shpeshherë është kritikuar se ka qasje totalitare.

Lexojeni shkrimin e tij:

Menyra se qysh filozofi Claude Lefort shtjellon mendesine dhe organizimin totalitar eshte mbreselenese. Qe psh nje pasazh ku ai shqyrton shkrirjen e dallimit shtet-shoqeri, si moment te ndermarrjes totalitare, me ç'rast mbushet ai qe Lefort-i e quan "imazh i pushtetit te zbrazet". Pra, pushteti nuk eshte me njekohesisht (i) edhe nga populli, (ii) edhe simbolikisht i gjithkujt sepse i askujt (prandaj i zbrazet dhe i papervetesueshem - sa kohe qe bartesi i tij nderrohet vazhdimisht).

Kete zbrazeti e mbush Tjetri i Madh, "egokrati" - siç e quante Solzhenicini. Kjo arrihet permes realizimit te imazhit te popullit, me ç'rast mohohet dallimi i normave qe rregullojne raporte te ndryshme. Shoqeria e shteti shihen si Nje. Per rrjedhoje, edhe grupet shoqerore - sindikatat, grupet kulturore, organizatat rinore, etj. - shihen vetem ne sherbim te ketij uniteti dhe, per rrjedhoje, ne sherbim te egokratit sepse, siç thote Lefort-i po te kjo ese, te secili prej ketyre kolektivave rikrijohet imazhi i nje identiteti social te perbashket dhe i udheheqjes si rojtare te tij.

Secili profesion pushon se ekzistuari ne vetvete dhe i subordinohet unitetit te madh te inkarnuar tek egokrati. Se ketejmi dalin edhe arsimtare qe interesin e tyre ia nenshtrojne egokratit: "Ç'me duhet rroga me e madhe nese kjo do ta hidheronte liderin?!" Sepse totalitarizmi se pari e perthekon mendjen, pastaj trupin. Disiplinimi ze fill ne mendjet e subjekteve te totalitarizuara. Dhe, kesodore, subjekti i nenshtrohet unitetit perreth Tjetrit te Madh dhe mohimit te dallimit shtet-shoqeri. Sepse Parti-popull unitet...

Lajme të ngjashme