Salihu: Për Kurtin nuk ka rëndësi se çka përmban Asociacioni, por mënyra si e shet - NACIONALE

Salihu: Për Kurtin nuk ka rëndësi se çka përmban Asociacioni, por mënyra si e shet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Fitim Salihu, ka thënë se kushtet e sotme të kryeministrit, Albin Kurti, do të reduktohen vetëm duke kërkuar që t’i ndryshohet emri Asociacionit.

Salihu ka shkruar se për Kurti nuk ka rëndësi se çka përmban Asociacioni, por mënyra se si e shet atë tek populli.

“Krejt kushtet e sotme te Albinit per Zajednicen reduktohen ne nje esence: "me ia nderru emrin". Dmth ne forme. Sepse esenca e Albinit eshte forma. Me rendesi eshte si e shet produktin, çfare emri mban, çfare ngjyre ka, a do ta hajne karremin qytetaret apo jo... Forma si marketing, si brending. Per te, nuk ka rendesi esenca e produktit – nese eshte i demshem apo i dobishem. Forma behet esence. Sepse s'ka esence. Prandaj, forma eshte esenca. Si e Albinit, ashtu edhe e Zajednices.” – ka shkruar ai në Facebook.

Përveç Salihut edhe analistë të tjerë të politikës kanë reaguar pas prezantimit të gjashtë kushteve të kryeministrit, Albin Kurti gjatë seancës në Kuvendin e Kosovës të mbajtur të enjten.

Deri më tani ndërkombëtarët nuk kanë reaguar akoma për kushtet e Kurti teksa shtohen kërkesa e tyre për themelimin e Asociacionit.

Lajme të ngjashme