Salihu nga protesta: Liria ka emër – UÇK
Analisti politik Fitim Salihu ka postuar fotografi në rrjetin social Facebook nga protesta e cila u organizuar nga Partia Socialdemokrate.
Liria ka emër – UÇK ishte mbishkrimi të cilin e ka vënë në fotografi z.Salihu.

Jo në emrin tim”, u titullua protesta, e cila u mbajt kundër dënimeve të Gjykatë Speciale.
Kjo protestë është thirru nga Partia Socialdemokrate dhe është përkrahur nga shoqata e dala nga lufta e UÇK-së. Deri tani në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë janë parë se janë mbledhur qindra qytetarë për të protestuar.
“Historia është shkruar, propaganda ka dështuar”, “Salih Mustafa”, “UÇK-ja nuk mund të gjykohet” janë vetëm disa nga parullat që protestuesit po i mbajnë në duar.
Protesta është thirrur pasi Dhomat e Specializuar të Kosovës në Hagë kanë dënuar ish-eprorin e UÇK-së, Salih Mustafa, me 26 vite burgim.
Një dënim i tillë është konsideruar i padrejtë në Kosovës.
Më e ashpër ndaj këtij dënimi ka qenë partia e Dardan Molliqajt dhe shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së.
“Vendimet e Gjykatës Speciale janë të padrejta. Prandaj ato nuk mund të shqiptohen në emrin tonë. Deklarimit të vendimit ndaj z. Salih Mustafa i parapriu shpjegimi politik; shprehjes “në emër të popullit” iu dha sqarim nga Gjykata; mandati i saj, thoshte sqarimi, vjen nga Kuvendi i Kosovës. Prandaj dhe vendimet e kësaj gjykate rrjedhin nga populli i Kosovës. Por, përtej të qenurit sqarues, ky deklarim politik synonte diçka tjetër. Dhomat e Specializuara dëshirojnë legjitimim përtej atij formal-jurdik sepse vendimet e kësaj gjykate nuk kanë legjitimitet te populli i Kosovës”, është thënë në reagimin e PSD-së