Salihu kritika Qeverisë Kurti: Buka e motmotit, ushqim i rrencave - NACIONALE

Salihu kritika Qeverisë Kurti: Buka e motmotit, ushqim i rrencave

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Fitim Salihu, ka thënë se Qeveria Kurti po “rren” se ka siguruar sasinë e nevojshme të grurit.

Ai ka marrë për krahasim disa nga shtetet të cilat mbulojnë me import bukën.

Per me teper, kapardisja e ketyre diteve eshte thjesht rrena e radhes – kush e di, mbase e njemijta – e Albin Kurtit dhe e deshtakeve te tij te vegjel. Po rrejne se per here te pare Kosova po thyen rekord me 300 mije ton grure, kur, ne realitet, Kosova qe nga viti 2011 prodhon me shume 300 mije ton grure. Madje, ne vitin 2013, Kosova i ka prodhuar 391 mije ton grure.” – ka shkruar ndër të tjera ai.

Më tej, Salihu ka përmendur edhe skandalin me rezervat shtetërore.

Shkrimi i tij:

Buka e motmotit, ushqim i rrencave

Zvicra i mbulon rreth 55% te nevojave me buke nga importi. Japonia i mbulon nga importi 90% te nevojave te saj per grure, 80% te miellit dhe 100% te misrit, gjerse Korea Jugore i mbulon nga importi 99% te nevojave me grure.

Me logjiken e deshtakeve tone, Kosova qendron me mire se keto superfuqi boterore sepse e paska siguruar "buken e motmotit" (madje as fjalen motmot nuk dine ta shkruajne).

A dini cili eshte nje nder prodhuesit me te medhenj te dritherave ne Evrope dhe bote? Ukraina. I thone edhe "hambari i Evropes" pasi eshte superfuqi ne rendimente dritherash. Ne prag te luftes, Ukraina ka qene eksportuesi i peste me i madh ne bote i grurit dhe eksportuesi i katert me i madh ne bote i misrit.

Sot, Ukraina eshte vendi me sovranitetin me te cenuar ne Evrope.

E, tash, eksperta, shkoni e shpjegojani Ukraines se qysh kollomoqi te jep sovLanitet! "Me shtalba do ta mposhtim Rusine!!!"

Per me teper, kapardisja e ketyre diteve eshte thjesht rrena e radhes – kush e di, mbase e njemijta – e Albin Kurtit dhe e deshtakeve te tij te vegjel. Po rrejne se per here te pare Kosova po thyen rekord me 300 mije ton grure, kur, ne realitet, Kosova qe nga viti 2011 prodhon me shume 300 mije ton grure. Madje, ne vitin 2013, Kosova i ka prodhuar 391 mije ton grure.

Per te qene te bindur per hipokrizine e hajnave, ia vlen ta kujtojme skandalin e madh te kesaj qeverie, e cila i ka paguar 600 mije euro drithera dhe rezerva te tjera per te ardhur nga Polonia, te cilat nuk kane ardhur tash e dy vjet. Keta i vjedhin edhe rezervat shteterore te grurit.

Askush ende s'ka dhene doreheqje dhe as eshte shkarkuar per kete skandal korrupsioni. Albin Kurti, si gjithmone, ka dale haptazi ne mbrojtje edhe te kesaj hajnie te qeverise se tij.

Rrenca dhe hajna!

Lajme të ngjashme