Salihu: Ishalla s'po dorëhiqet Albini se mos-vet për këtë popull - NACIONALE

Salihu: Ishalla s'po dorëhiqet Albini se mos-vet për këtë popull

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti politik, Fitim Salihu, ka treguar me ironi se çfarë do të ndodhte nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti jep dorëheqje.

Sipas Salihut, nëse Kurti jep dorëheqje do të ndalet ndërtimi i shkollave, ndërtimi i autostradave, pazaret me GEN-in e Stanishiqit e të tjera.

Ishalla s'po dorehiqet Albini se mos-vet per kete popull. Ndalet ndertimi i pandalshem i shkollave, ndalet refuzimi kategorik i pazareve mafioze me Gen-in e Stanishiqit, ndalet ndertimi i papare i autostradave, ndalet kundershtimi parimor i punesimeve familjare dhe tenderave te dyshimte, ndalet rritja eksponenciale e rrogave te mesuesve, mjekeve, policeve, etj. Mos te flasim pastaj per ndertimin e urave grandioze si ajo e Staradranit, kjo simoter kreshnike e Ures se Bruklinit dhe Golden Gate Bridge-it.” – ka shkruar Salihu në Facebook.

Kujtojmë se partia opozitare AAK ka filluar lëvizjet për një mocion mosbesim ndaj Qeverisë Kurti.

Krejt kjo për shkak të dëmtimit të raportove me SHBA-në dhe tensioneve të fundit në veri të vendit.

Lajme të ngjashme