Salianji për atentatin e planifikuar ndaj Kurtit: Nuk dua ta besoj që interesat politike të shkojnë në nivel të kërcënimit fizik - NACIONALE

Salianji për atentatin e planifikuar ndaj Kurtit: Nuk dua ta besoj që interesat politike të shkojnë në nivel të kërcënimit fizik

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Lidhur me atentatin e planifikuar ndaj kryeministrit Albin Kurti, Nacionale ka kontaktuar me deputetin e Partisë Demokratike në Shqipëri, Ervin Salianji, njëherësh anëtar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare në Shqipëri.

I pyetur për mundësinë e përfshirjes së politikës shqiptare në një plan të tillë, Salianji tha se nuk dëshiron të besojë që interesat politike mund të shkojnë deri në nivel të kërcënimeve fizike.

“Nuk kam informacion të plotë dhe nuk mund të spekuloj, nuk dua as ta besoj që interesat politike shkojnë deri në këto nivele të kërcënimit fizik të personave!”

Ai më tej shtoi se ka ndodhur shumë shpesh që informacione të tilla të mos kenë asnjë bazë për shqetësim real.

Lajme të ngjashme