Sali Berisha zyrtarisht në Tik Tok
Ish presidenti e kryeministri i Shqipërisë, e zëri kryesor opozitar kundër pushtetit të Edi Rames, Sali Berisha, nga sot do të jetë aktiv edhe zyrtarisht në platformën Tik Tok.
Berisha përmes një statusi në Facebook, ka paralajmëruar se do të filloj një dialog me të rinjtë shqiptar, dhe këtë ka zgjedhur ta bëj në rrjetin social Tik Tok.
Berisha nuk ka harruar t’i ftoj të rinjtë ta ndjekin, gjithmonë siq thotë ai, sipas deshirës.
Postimi i Berishes:
Të dashur miq,
Sot nis një dialog me të rinjtë shqiptarë në kanalin tim zyrtar TikTok.
Sipas dëshirës, ju ftoj të më ndiqni!