Sali Berisha tregon pse Britania e Madhe e shpalli person non grata
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, është shpallur non grata nga Britania e Madhe, njëjtë siç paralajmëroi dje kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
Berisha e ka dhënë vetë lajmin në një konferencë për media se tashmë nuk i lejohet të hyjë në Britani të Madhe.
I pari i PD-së tha se është njoftuar nga Britania e Madhe se nuk mund të hyjë, pasi sipas tyre, Berisha ka lidhje me grupet kriminale.
“Kjo është çështja pse jam sot para jush. Pasi Rama dha lajmin që do merrte Mbretëria e Bashkuar jam njoftuar se sekretari i brendshëm ka marrë vendimin për moslejmin tim për të hyrë atje, më njoftuan nga Britania se nuk lejohem të hyj në atë shtet. Mbretëria e Bashkuar më shkruan se kam lidhje me grupet kriminale”, tha Berisha.