Sali Berisha sot në SPAK, vendoset fati i dosjes ‘Partizani’
Sali Berisha, kryetar i Partisë Demokratike, paraqitet sot në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) – në kuadër të masës së ‘detyrimit të paraqitjes’ dy herë në muaj por edhe për seancën paraprake nëse do të kalojë dosja ‘Parizani’ për gjykim ose jo.
Dosja ‘Partizani’ lidhet me hetimet mbi ish-funksionarë të lartë shtetërorë dhe persona të tjerë, për privatizimin e terreneve dhe objekteve sportive të “Klubit të Futbollit Partizani” dhe “Klubit Shumësportësh Partizani”, shkruan EuroneësAlbania.
Pala mbrojtëse e Berishës, kishe kërkuar përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi me arsyetimin për ‘njëanshëmëri në proces’, por kërkesa ishte rrëzuar.
Euronews raporton se para SPAK-ut, pritet të mblidhen edhe simpatizantë të Sali Berishës, duke qenë që kjo paraqitje e Berishës, vjen gjashtë ditë para zgjedhjeve të 11 majit në Shqipëri.