Sali Berisha reagon ashpër: Ky vendim do ta mobilizojë opozitën, Parlamenti përfundoi në vrimën e miut - NACIONALE

Sali Berisha reagon ashpër: Ky vendim do ta mobilizojë opozitën, Parlamenti përfundoi në vrimën e miut

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar ashpër pasi Kuvendi i Shqipërisë vendoi t’ia marrë imunitetin.

Kjo pas kërkesës nga Prokuroria kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Berisha ka thënë se me këtë vendim në asnjë mënyrë nuk do të mund të shkatërrohet opozita.

Fjalimi i Berishës:

Narko-Parlamenti votoi në kundërshtim me çdo procedurë kushtetuese. Në kundërshtim me çdo procedurë ligjore për arrestimin tim. Parlamenti sot vazhdoi veprën që dështoi me datën 9 shtator. 2 vite më parë. Por nëse dështoi më 9 shtator, iu garantoj se sot do të jetë më i dështuar se kurrë. Ky vendim jo që nuk do të mund të realizojë shkatërrimin e opozitës, por ky vendim do të mobilizojë opozitën në shkallën më të lartë. Parlamenti përfundoi në parlamentin e vrimës së miut, Edi Rama, u fut sot jo nga dyert zyrtare, por nga tunelet që ka hapur që lidhin parlamentin me zyrët e Skënder Gjinushit.

Beteja e nisur vazhdon fuqishëm si kurrë më parë dhe garantoj se kjo opozitë do të qëndrojë e pamposhtur në mbrojtjen e idealeve demokratike.

Lajme të ngjashme