Sahatçiut të PDK-së i del punë, përkrahë Osmanin por e denoncon një profil parodik, në emër të saj - NACIONALE

Sahatçiut të PDK-së i del punë, përkrahë Osmanin por e denoncon një profil parodik, në emër të saj

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Donjeta Sahatçiu, nënkryetarja e Prishtinës, e cila vjen nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës, është futur në një debat, në rrjete sociale, sa i përket mënyrës se si ajo bën politikë.

Sahatçiu, ndonëse vjen nga një parti opozitare, në pushtetin qendrorë, ajo nuk heziton, të përkrahë nisma e politika herë të Qeverisë Kurti, e herë të Presidentes Osmani.

Por, një profil, siq e quan vet ajo “fake”, kishte bërë një postim në tëitter, ku e falënderonte përkrahje e Sahatçiut që i dha Presidentes, të cilën kjo e fundit e mbajti gjatë Samitit të Parisit.

Profili me emrin, Vjosa Osmani (Parody), kishte shkruar “Faleminderit Donjeta, veten ti nga ata hajnat e UÇK-së e PDK-së, më mbështete.

E Sahatçiu i ka reaguar këtij profili, duke thënë se ajo e përkrahë Kosovën, pa marrë parasyshë se kush ështe Presidente, por se fjalën “hajn” dhe UÇK, brenda këtij konteksti e sheh si ofendim.

Status i plotë i Sahatçiut:

"Nuk ju kthej komente profileve fake. Por, ky tëeet propagandues është ofendim. Refuzoj të hesht kur ju përmendni fjalën "hajn" dhe "UÇK" në këtë kontekst, në emrin tim. Gjithmonë do t'a mbështes vendin tim, kushdo qoftë president/e. Ju bëni mirë të fshini këtë tweet."

Lajme të ngjashme