Sahat Kulla në Prishtinë i ndezë dritat nesër
Pas ndërhyrjes së jashtme, të cilën e pati Sahat Kulla në kryeqytet, është përfunduar puna në këtë objekt historik.
Andaj nesër sipas komunës së Prishtinës, do të ndizen dritat e monumentit të trashëgimisë kulturore, nga ora 19:00.
“Për disa muaj me radhë, Sahat Kulla i është nënshtruar disa ndërhyrjeve të jashtme dhe të brendshme për të parë më në fund rilindjen e saj. Restaurimi i këtij objekti historik është realizuar në bashkëpunim me Unionin Evropian dhe UNDP Kosovë e tashmë është gati të presë të gjithë vizitorët e interesuar pasi të gjitha punimet kanë përfunduar”, thuhet në njoftimin e komunës së Prishtinës.