Sadri Ramabaja nervozohet me Fatmir Shehollin, braktis edhe një studio televizive
Duket se aktivisti i VV-së, Sadri Ramabaja, nuk po mund t`i duron shumë kritikët e Qeverisë Kurti. Ai sot ka vazhduar braktisjen e studiove televizive.
Pas lëshimit te studios së ‘Pressing’ në T7, që e kishte bërë kohë më parë, ai tani ka braktisur një video-lidhje në mediumin shqiptar ‘Euronews Albania’.
Derisa në këtë emision diskutohet për gjendjen aktuale në Kosovë, Ramabaja është nervozuar me analistin, Fatmir Shehollin, i cili po ashtu ishte në një video-lidhje.
Ramabaja ka drejtuar akuza të ashpra ndaj Shehollit, duke thënë se ai është “agjent i Serbisë.
Momenti kur Ramabaja lëshon është minuat 09:45.
Kohë me parë, ai kishte lëshuar studion televizive të emisionit ‘Pressing’ në T7. Kjo kishte ndodhur pas ballafaqimit me gazetarin Parim Olluri.
Me këtë rast mes mysafirëve ishin shkëmbyer fyerje të ulëta.