Sadri Ramabaja me analizë të gjatë: Pse e si UÇK-ja po përdoret si “gjethe fiku”? - NACIONALE

Sadri Ramabaja me analizë të gjatë: Pse e si UÇK-ja po përdoret si “gjethe fiku”?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sadri Ramabaja, analist dhe aktivist stoik i Lëvizjes Vetëvendosje, ka bërë një analizë më të gjatë kësaj here.

Në një analizë, të titulluar “Pse e si UÇK-ja po përdoret tutje si “gjethe fiku”?, Ramabaja ka shkruar se se për dallim nga Serbia, ku emri Kosovës është më i abuzuari, në Kosovës, sipas Ramabajës, nëse do të hulumtohej, do të dilte se UÇK-ja si emri më i abuzuar.

“Në emër të saj është sunduar Kosova për mbi 20 vite dhe janë ngritur ai mal biznesesh që kanë zhvatur miliona euro nga buxheti i Republikës për interesa të individëve që sot dominojnë skenën politike opozitare, por edhe atë mediale. Një lagje sosh, si për ironi fati, jo rrallë na i prezantojnë fotot që i bëjnë para Burgut në Hagë, duke pohuar me një lloj mburracakërie të shpifur, duke gjykuar se përfitojnë tutje benificione të majme, tek shoqërojnë foton me shënimin: "këtë jave isha në Hagë, për vizitë tek çlirimtarët tanë...", duke potencuar ndonjë prej emrave të pengjeve të kësaj Gjykate politike!” – shkruan ai.

Lajme të ngjashme